SYRI TV/ 'Fërkojmë duart që t'i ngrohim', shkollat në Tiranë pa ngrohje në temperaturat 0°Celcius

12:29, 08/02/2023

Ndonëse temperaturat janë disa gradë nën zero, shumë shkolla në kryeqytet nuk kanë ngrohje, ndërsa fëmijët detyrohen të qëndrojnë të veshur me xhupa e dorashka në klasë duke ia vështirësuar marrjen e shënimeve.

Të vegjlit shprehen se për t’u ngrohur shpesh përdorin ngrohëse të vogla, pasi kaldajat nuk vihen në punë.

Disa prej shkollave në Tiranë janë rikonstruktuar rishtazi, por kaldajat nuk janë funksionale dhe në të shumtën e raste shërbejnë vetëm si dekor.

Ndjekim prononcimet e fëmijëve për vështirësitë që ata kanë gjatë qëndrimit në objektet arsimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco