Meta vlerëson qeverinë e Kosovës: Në 2 vite përmirësim me 20 vende në indeksin e antikorrupsionit

Meta vlerëson qeverinë e Kosovës: Në 2 vite përmirësim me 20 vende në indeksin e antikorrupsionit

17:51, 31/01/2023

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vlerësuar arritjet e Kosovës në dy vite qeverisje, duke thënë se ka arritur përmirësimi me 20 vende në indeksin e antikorrupsionit.

Në një reagim të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook, Meta uron qeverinë e Kosovës, teksa thotë se këto rezultate janë si pasojë e zgjedhjeve të ndershme, mirëqeverises, transparencës dhe llogaridhëniesë.

“Zgjedhjet e ndershme, mirëqeverisja, transparenca dhe Llogaridhënia japin rezultate spektakolare vetëm në dy vjet, siç është edhe përmirësimi me 20 vende i Kosovës në indeksin e antikorrupsionit nga Transparency International!Urime Qeverisë së  Kosovës, institucioneve dhe popullit të saj”, shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco