‘Me porosi të Marjetës’/ E vranë dhe i dogjën trupin, zbardhen dëshmitë e dy të arrestuarve

‘Me porosi të Marjetës’/ E vranë dhe i dogjën trupin, zbardhen dëshmitë e dy të arrestuarve

11:25, 16/12/2022

Zbardhen dëshmitë e dy personave të arrestuar për vrasjen e Menduh Kurt-Dedës në maj 2017. Marjeta Karaj, duke mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 61-vjeçarit, ka thënë se njihej me Kurt-Dedën, por për shkak të konflikteve marrëdhënia e tyre ishte shkëputur.

Ndërkohë, 56 - vjeçarja nuk ka preferuar të japë detaje më të hollësishme përsa i përket konfliktit që ka pasur më viktimën. Ndërsa, i arrestuari tjetër, Gazmir Ngota, ka treguar të gjithë kronologjinë se si ka ndodhur ngjarja. Ai ka shpjeguar se ishte vënë në dijeni për borxhin që Kurt-Deda i kishte Marjetës, nënës së shokut të tij, Besmir Karaj. Më tej, Ngota ka rrëfyer se ishte prezent që nga momenti kur Kurt-Dedën e kanë marrë me makinë në zonën e Xhamllikut. E kanë çuar në Allias, në një parking pranë shtëpisë së Besmirit dhe aty prezent shkoi edhe Marjeta.

Pasi i kanë kërkuar kthimin e borxhit, Kurt-Deda fillimisht ka mohuar kthimin e shumës prej 10 milionë lekësh të vjetëra, por pasi është rrahur nga Besmiri, u ka kërkuar kohë për të kthyer borxhin. Sipas Ngotës, me porosi të Marjetës, e kanë marrë Kurt-Dedën dhe e kanë çuar në Dajt, ku e kanë lidhur dhe djegur. Në dëshminë e tij, Ngota thotë se për këtë veprim nuk ka marrë para nga shoku i tij Besmir Karaj, por ka shpjeguar se e ka bërë për shoqëri. Hetimet u hapën 1 vit më parë dhe u kerkua zhvarrosja e kufomës për të kryer edhe një herë Adn-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco