Arrestohet polici në Maliq, drejtoi i dehur makinën që u përfshi në aksident

Arrestohet polici në Maliq, drejtoi i dehur makinën që u përfshi në aksident

10:57, 16/12/2022

Arrestohet punonjësi i policisë, i cili u përfshi në një aksident me dëme materiale pasditen e djeshme në Vloçisht të Maliqit.

Ka qenë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që ka arrestuar policin 55-vjeçar, Dritan Qylafi, i cili sipas informacioneve ka qenë në gjendje të dehur dhe pa lejë drejtimi.

Mbi të rëndon akuza e veprës penale “drejtim i mjetit në gjendje të parregullt”.

 Punonjësi i policisë në sektorin e rendit në komisariatin e Korçës tashmë është jashtë shërbimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco