Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 35-vjeçari

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 35-vjeçari

08:43, 16/12/2022

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë natës në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, ku një djalë i ri ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes me makinë.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi F. H.

Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Policia po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco