Roja i spitalit përfundon te Trauma me plagë të rënda, si u dhunua nga 33-vjeçari për parkimin e makinës

Roja i spitalit përfundon te Trauma me plagë të rënda, si u dhunua nga 33-vjeçari për parkimin e makinës

08:30, 16/12/2022

Në Sarandë, parkimi është bërë shkak për dhunë ndaj një burri. Një 33-vjeçar, i cili shkoi në urgjencën e Spitalit të Sarandës për të parë fëmijën e tij të sëmurë.

Parkimi i makinës është bërë shkak që ai të përfshihet në një konflikt me rojën e institucionit dhe më pas e ka dhunuar atë. Policia lokale tha se ka shpallur në kërkim 33-bjeçarin Erion Canaj, i cili dhunoi rojën Fatri Mullaj.

Ky i fundit ka përfunduar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e qytetit ku punonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mëngjesin e sotëm, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin F. M., 38 vjeç, roje i Spitalit të Sarandës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Makinat bëhen shpesh shkaku për një sërë konfliktesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco