Këlliçi e gdhin te banorët e terrorizuar nga Veliaj: Babëzi për t’u vjedhur pronën, 6 ditë afat të dalin nga pallati!

Këlliçi e gdhin te banorët e terrorizuar nga Veliaj: Babëzi për t’u vjedhur pronën, 6 ditë afat të dalin nga pallati!

07:45, 16/12/2022

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, kandidati i PD për kryetar bashkie në Tiranë, e ka gdhirë mëngjesin e sotëm me banorët e pallatit në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, të cilët po nxirren me forcë nga bashkia e Tiranës nga apartamentet e tyre, pasi me një vendim të ri dhe të papritur pas tre vjetësh, bashkia ka vendosur që pallati i tyre ku jetojnë  rezultoka i pabanueshëm prej tërmetit të vitit 2019!

Këlliçi shpjegoi sot në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, atë që e cilësoi si kriminale, antihumane, banditeske nga ana e bashkisë së Tiranës dhe garantoi se do të bëjë sot një kallëzim në prokurori!

Këlliçi tha: Në tërmetin e nëntorit 2019, ka pasur akt ekspertimi nga Instituti i Ndërtimit që ka nxjerrë se ky pallat, këto hyrje janë të kategorisë DS3. Edhe në muajt në vijim, qëndrimet e inxhinierëve e kanë nxjerrë njësoj, DS3.

Po çfarë ka ndodhur?! Për shkak të babëzisë për të vjedhur pronën e banorëve, 6 muaj më vonë në maj-qershor 2020, me kërkesë të bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikut, është kërkuar të bëhet një ekspertizë e thelluar që në fakt për këto raste nuk bëhet. E kanë bërë dhe kanë nxjerrë që këto pallate janë të pabanueshme.

Që nga ai moment që ne flasim, maj-qershor 2020, këta banorë janë këtu, jetojnë në këto  apartamente.

Flavio: Atëherë ata ekspertë që e kanë nxjerrë DS2 dhe DS3 duhet të ishin në burg!

Këlliçi: Këtu, që duhet të jetë një palë në burg, kjo është e padiskutueshme. Këtu ka një problem. Edhe nëse këta banorë do të qëndrojnë në këtë pallat që duhet të shembet  për shkak se rrezikohet siguria e tyre, këta persona përgjegjës që i kanë lejuar tre vjet që të jetojnë këtu, duhet të shkojnë në burg, por edhe nëse nuk është ky rasti, ata që kanë falsifikuar firmat, duhet të shkojnë sërish në burg. Problem është se shteti ka vendime që rrëzojnë vetë shtetin!

Në një moment jep një vendim, në një moment tjetër jep një vendim tjetër.

Dje ka pasur një spekulim me emra konkret nga Arbjan Mazniku sikur këta banorë u trajtokan me bonus dhe nuk jetokan fare këtu po jetokan tek 5 Maji. Kur zonja që unë kam në krah, Drita, Genti, kanë tre vjet që banojnë këtu. Ata nuk janë kundër projektit të zhvillimit, por thonë çfarë do të ndodhe me pronën tonë? Çfarë do të ndodhë me shtëpitë tona, me metrat katrorë që kemi?

Këta kërkojnë që shtëpinë siç e kanë dhe nesër shteti duhet t’ua shpronësojë. Ta marrin me të njëjtat metra aty e kanë dhe këtë trajtim e kërkojnë me ligj.

Deklarata konkrete nuk ka. Bashkia në datën 9 dhjetor u ka sjellë një letër bakalli, që ua kanë ngjitur në hyrje në orën 13 dhe shkruhet se bashkia i kërkon banorëve me urdhër të Këshillit Bashkiak pa e cituar vendimin se pallati do të shembet në datën 19 ose 20 dhjetor. Pra, vetëm  gjashtë ditë kohë që të dalin nga pallati.”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco