VIDEO/ Në orën 4 të natës, bashkia e Tiranës terrorizon banorët e rrugës 'Myslim Keta' që t'u shembë pallatin

VIDEO/ Në orën 4 të natës, bashkia e Tiranës terrorizon banorët e rrugës 'Myslim Keta' që t'u shembë pallatin

07:11, 16/12/2022

Bashkia e Tiranës terrorizon në orën 4 të natës, banorët e një pallati në rrugën Myslym Keta në Tiranë, duke u prerë edhe ujin pas energjisë elektrike me qëllimin për t’i nxjerrë ata me urgjencë jashtë dhe shembur godinën.

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka dalë në një transmetim të drejtpërdrejtë në SYRI TV, mëngjesin e kësaj të premteje për atë që ai e emërtoi si “akt barbar” mbi banorët nga bashkia e Tiranës.

“Kam ardhur që në orën 4 e gjysmë të mëngjesit, - tha Këlliçi, - pasi ditën e djeshme ka bërë jehonë në media që në 9 hyrje me 70 familje që janë prej këtu prej tre vitesh dhe nuk e dinë çfarë do të ndodhë me pronën e tyre. Dje në drekë kanë ardhur për t’u prerë dritat dhe sot kanë ardhur për t’u prerë ujin.

Pas gjithë ndërgjegjesimit publik dhe bërjes publike në media, denoncimit me dokumente nga vetë banorët, akti më barbar është ai që ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit të ditës s sotme. Mercenarët e bashkisë së Tiranës, punonjësit e UKT-së dhe do ta çoj kallëzimin edhe në prokurori, kanë ardhur në orën 4 të mëngjesit të shoqëruar edhe me forcat e Policisë duke i terrorizuar banorët, për t’i nxjerrë nga shtëpitë e tyre, duke u prerë ujin edhe atyre familjeve që kishin ngelur.

Në faktin më kriminal, antihuman, banditeskt që ka ndodhur ndonjëherë ke një familje në shkallën nr.2 tek Agim Bozhiqi, që ka ndërruar jetë në orën katër të pasdites dhe kanë shkuar edhe në atë shtëpi, i kanë prerë ujin dhe dritat. I kam kërkuar Arbjan Maznikut dje, ndërkohë që darkonte  dhe banorët ishin rrugëve, të sillnin dritat dhe ujin këtyre banorëve. Po jo vetëm që nuk kanë ardhur, por i kanë terrorizuar me Polici.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco