Sulmet kibernetike, Semanaj: 5 punonjësit e IT, ‘koka turku’! Gjinaj: Skandal! Daci: Ç’ndodhi me MEMEX?

16:58, 30/11/2022

Gazetarët Fatjon Gjinaj, Glidona Daci dhe eksperti i IT Besmir Semanaj, komentuan në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv fillimisht urdhër-arrestet e lëshuara për pesë ekspertët e IT të administratës pas sulmeve kibernetike dhe më pas caktimin e masës detyrim paraqitje për ta.

Gazetari Fatjon Gjinaj tha se mosveprimet e tyre kanë krijuar lehtësi për hakerat ndërsa shtoi se publikimi i të dhënave është gjëja më e rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite, por mbetet e papranueshme që e gjitha të rëndojë mbi këta 5 persona.

"Çështja e hakerave dhe të dhënave të publikuara është gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 30 vite. S'kemi ndonjë armik të jashtëm që na kërcënon drejtpërdrejt. Ta koncentrosh gjithë këtë situatë në 5 persona që sot janë detyrim paraqitje, nuk ka justifikim."-tha Gjinaj.

Ndërsa gazetarja Glidona Daci u shpreh se hakerat kanë hyrë në të gjitha faqet qeveritare dhe sistemet e brendshme të Policisë së Shtetit, ndërsa shtoi se ka dyshime edhe për sistemin MEMEX. Sipas Dacit, nuk mund të akuzosh pesë punonjës të IT-së për sulmin kibernetik.

"Si u futën nga një faqe e vogël në të gjitha faqet qeveritare dhe sistemet e policisë, ka dyshime dhe për sistemin MEMEX. Edhe pse këtë e mohojnë. Gjykata nuk u bind për t'i lënë në arrest shtëpie. Nuk mund të akuzosh 5 punonjës të IT për sulmin kibernetik, të akuzohen ata që kanë përgjegjësinë për të mbrojtur sistemet."-tha Daci.

Eksperti i IT-së Besmir Semanaj u shpreh se kemi të bëjmë me 5 koka turku dhe pas këtyre kokave dëshirohet të fshihet i gjithë dështimi institucional i një organizmi shtetëror si AKSHI.

"Për hakerimin faji nuk mund të bjerë mbi 5 persona. Faji nuk është mbi kompanitë private, fajtori i vetëm është AKSHI. Raporti i Prokurorisë, si mundet që kjo çështje hetohet nga Prokuroria e Tiranës ndërkohë që Rama e drejtues të AKSHIT e kanë cilësuar si luftë.

Për mua është një luftë e sponsorizuar nga Irani ndaj shtetit shqiptar. U hakerua administrata.al, nga një mangësi e Microsoft, këtë mangësi e gjen vetë Microsoft, kjo e fundit është kompania që nxjerr një raport ku bazohet dhe AKSHI dhe Prokuroria, a nuk duhet të ishte një kompani e tretë e specializuar për të hetuar krimet kibernetike? Microsoft nuk mund të hetojë vetveten, mund të na ndihmojë vetëm për përmirësimin e shërbimeve." -tha Semanaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco