Del ekspertiza/ Vrasja në Fushë Krujë: 34-vjeçari u qëllua me kaçavidë

Del ekspertiza/ Vrasja në Fushë Krujë: 34-vjeçari u qëllua me kaçavidë

11:10, 22/10/2022

34- vjeçari Indrit Ndoj, i cili u gjet i pajetë në një kanal në Fushë Krujë nga familjarët, nuk është qëlluar me armë zjarri, por me një kaçavidë.

Ky është rezultati që ka dalë pas kryerjes së autopsisë.

Policia e Durrësit thotë se viktima është goditur me kaçavidë në arterien femorale dhe kjo është edhe arsyeja se përse në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Sipas autoriteteve, autori dhe viktima janë përplasur me njëri-tjetrin dhe në një moment autori e ka qëlluar me kaçavidë në kofshën e majtë. Për pasojë, Indrit Ndoj ka humbur jetën nga hemorragjia.

Ndërkohë, policia ka rënë në gjurmët e autorit dhe thotë se është drejt zbardhjes së ngjarjes. Nga autopsia ka rezultuar se viktima ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Kujtojmë se Indrit Ndoji u gjet i pajetë në një kanal në anë të rrugës nga familjarët e tij ndërsa ishin nisur për punë. Trupi u gjet pas orës 08.00 të mëngjesit të premten ndërsa dyshohet se 34-vjeçari ndodhej aty i pajetë për rreth 8-9 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco