Arjan Çani: Dosjet nuk i hapin politikanët por populli, duhet referendum

22:07, 21/10/2022

Arjan Çani i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv është shprehur se miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve nga parlamenti mbrëmë ka vetëm një qëllim që është goditja e një personi të vetëm.

“E gjitha kjo që po ndodh ka qëllime politike ose për fitime elektorale që kërkohet nga elita për interesat e tyre dhe jo nga masat poshtë sepse ato nuk e kanë kërkuar këtë gjë.

Unë kam një pyetje për të gjithë ata që na shohin, dhe elitat sidomos, pse nuk marrin një vendim dhe të kërkojnë që ta hedhin në referendum dhe ta vendosin vetë shqiptarët nëse duhet të hapen dosjet ose jo. Janë ato që duhet të vendosin p2ër çështje të një rëndësie të tillë.

Kjo është një hipokrizi e madhe që ka si qëllim vetëm se po niset që të godasin një person të caktuar që tani i rrezikon interesat atyre.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco