Eksplozivi trondit Tiranën/ Zbulohet identiteti i pronares së dyqanit

Eksplozivi trondit Tiranën/ Zbulohet identiteti i pronares së dyqanit

08:55, 19/10/2022

Dyqani kozmentik, i cili u sulmua mbrëmjen e kaluar me eksploziv, është në pronësi të Enisa Pirollit.

Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Sami Frashëri”, në një zonë të populluar të kryeqytetit. Raportohet se Pirolli e kishte marrë dyqanin me qira.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Do të jetë dëshmia e pronares që do të ndihmojë në identifikimin e autorëve të mundshëm të ngjarjes. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe është ndjerë në disa zona të Tiranës.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco