‘Peshkonte për tu ushqyer’/ Denoncimi: Kryetarja e bashkisë ‘mbyti’ 14 vjeçarin në lumin Seman

‘Peshkonte për tu ushqyer’/ Denoncimi: Kryetarja e bashkisë ‘mbyti’ 14 vjeçarin në lumin Seman

12:29, 11/08/2022

Një denoncimi i rëndë ka ardhur në redaksinë e SYRI-t në lidhje me ngjarjen tragjike në lumin Seman, ku u gjet i mbytur i mituri 14 vjeçar.

Sipas denoncuesit, përgjegjëse për këtë është Kryetarja e Bashkisë së Rroskovecit, Majlinda Bufi, pasi edhe pse i dinte hallet e familjes Saka, i kishte hequr ndihmën ekonomike, duke detyruar të miturin të shkonte të peshkonte në lum për të ushqyer familjen, pasi nuk kishin asnjë të ardhur.

Denoncimi:

Pershendetje

Jam nje banor i fshatit Suk-1 ne bashkine e Roskovecit. Dua te denoncoj kryetaren e bashkise Majlinda Bufi si njeriu qe mbyti djaloshin 14 vjec te Novrus Sakes qe u mvyt ne Lum. Pse e them kete. Familjen e Novruzit te shkret e njojm te gjith ne fshat. Jane hadhexhinj ne kulmit. Skane buk te han. Novrusi vet ka 4 vjet qe ka vdekur. Asnje person nuk kujdes per ata kalamaj. Ca kalamaj kane dhe probleme te tjera. Vetem ky djali qe ishte i sakt punonte ne sera per te ushqyer te tjeret. Leker qe mirrte ia jepte mamas se tij. Shkonte dhe gjuante per peshk per te siguruar nje vakt ushqim. Tani kur kjo familje me 100 hadhe ska buk te haj, Majlinda Bufi si kryetare bashkie i heq ndimen ekonomike. Nga ajo qe Majlinda i hoqi ndihmen ekonomike ky flori djale shkonte ne lum per peshk se nuk ushqeeshin dot. Kjo bashki ka sy ka zemer te mendoj kur i heq ndihmen ekonomike. Prandaj them qe majlinda bufi e mbyti ne lum se eshte katile ne shpirt. Sic vrau ate djalin ne tiran Erjon Velija, ate Ardit Gjoklajn ashtu mbyti ne lum edhe majlinda cuni e Novruzit te shkret. Majlinda eshte kriminele nga shpirti. Qo eshte e verteta. Faleminderit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco