‘Flakët rrezikojnë banesat në fshatin Bukmirë’/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Mirdita digjet qeveria shijon pushimet!

‘Flakët rrezikojnë banesat në fshatin Bukmirë’/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Mirdita digjet qeveria shijon pushimet!

17:53, 07/08/2022

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë fshatin Bukmirë të Mirditës, sot në mesditë duke vënë në rrezik banesat dhe vreshtat e banorëve.

‘Mirdita digjet qeveria shijon pushimet!’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Mirdita digjet qeveria shijon pushimet!

🔴 Lexoni mesazhin dhe shikoni videon  e qytetarit dixhital.

Përshëndetje Doktorr. Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Bukmirë të Mirditës, sot në mesditë. Si rrjedhojë, është bllokuar rruga që lidh Bukmirën me fshatrat e tjerë.

Zjarri ka vënë në rrezik banesat e fshatit dhe vreshtat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco