Aksident i rëndë në autostradën Milot-Thumanë

Aksident i rëndë në autostradën Milot-Thumanë

10:41, 24/07/2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Milot-Thumanë.

Aksidenti ka ndodhur pranë Fushë-Gjormit në Kurbin.

Policia bën të ditur, se drejtuesi  i një makine ka humbur kontrollin, duke u përplasur me barrierat anësore.

Ai ka marrë plagë të rënda, dhe është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia po heton shkaqet e aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco