FOTO/ Hack-erat 'çmontojnë' shtetin, kanë marrë të dhëna, publikojnë shkresa dhe emaile institucionesh

FOTO/ Hack-erat 'çmontojnë' shtetin, kanë marrë të dhëna, publikojnë shkresa dhe emaile institucionesh

22:54, 23/07/2022

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur alarmin se hack-erat kanë marrë të dhëna nga sulmi kibernetik ndaj e-Albania, që zgjati rreth 1 javë, duke paralizuar funksionimin e shtetit. 

Në një reagim në Facebook ai është shprehur se sulmi kibernetik po rezulton akt i mirëfilltë terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.

Karamuço sjell disa nga dokumentet që janë bërë publike nga vetë hacker-at. 

Ata i kanë publikuar dokumentet në faqen e internetit homelandjustice.ru.

Postimi i ekspertit:

“Fatkeqësisht sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfillt terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore.”, shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco