Një i ri gjimnazist nga Durrësi ka denoncuar publikisht sot, por këtë radhë nga selia e PD-së, e cila ka hapur dyert për qytetarët, sulmet politike nga mësues militantë në shkollën e tij, për shkak të bindjeve të tija politike dhe të familjes së tij.
“Këtë e kanë bërë mësuesit e mi, ata që duhet të ishin mentorët tanë”, tha Erdi Jorgoni, 17 vjeçari nga Durrësi, nga foltorja e Partisë Demokratike, ku u bëri thirrje moshatarëve të tij të bashkohen në protestën mbarëkombëtare të 7 korrikut kundër kësaj qeverie.
“Jam këtu sot në këtë Foltore për të thënë se do t’i bashkohem protestës së Frontit të Shpëtimit kombëtar më 7 korrik, por jo vetëm kaq, - tha Jorgoni. - Vij për të thënë se unë jam një i persekutuar politik. Edhe pse në moshë të re, edhe pse në vitin 2022, edhe pse në qytetin e Durrësit.
Në gjimnazin ku unë mësoj, për arsye të angazhimit dhe bindjeve politike të djathta, të mia dhe të familjes, jam bërë disa herë subjekt i bullizmit politik.
Këtë e kanë bërë mësuesit e mi, ata që duhet të ishin mentorët tanë.
Kjo vjen për një arsye: më shumë se arsimtarë ata janë militantë partiakë. Kjo ka çuar në politizim të shkollës, në mediokritet të stafeve pedagogjike dhe në korrupsion të notës.
I ftoj të rinjtë durrsakë, dhe nga gjithë Shqipëria, t’i bashkohen protestës së 7 korrikut. Kur rrezikohet liria e bindjes dhe e shprehjes rrezikohemi të gjithë. Rrezikohet Shqipëria”, theksoi i riu.
© SYRI.net