Parlamenti bullgar miratoi propozimin e Macron për heqjen e vetos ndaj RMV, reagon Rama

Parlamenti bullgar miratoi propozimin e Macron për heqjen e vetos ndaj RMV, reagon Rama

14:12, 24/06/2022

Në lidhje me lajmin se Asambleja Kombëtare e Bullgarisë miratoi propozimin e Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ka reaguar Kryeministri i vendit Edi Rama.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, ka shkruar kryeministri Rama.

Eurodeputetët e miratuan propozimin francez me 170 vota pro dhe 37 kundër, ndërsa 21 abstenuan.

Projektvendimi që i hap rrugë fillimit të negociatave për anëtarësim të Shkupit do të kalojë për nënshkrim në Këshillin e Ministrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco