FOTO/ Niko Peleshi bëhet meme: S'kemi helikopterë, por kemi dron amerikan

FOTO/ Niko Peleshi bëhet meme: S'kemi helikopterë, por kemi dron amerikan

23:08, 07/06/2022

Për tre ditë me radhë, autoritetet nuk ngritën dot një helikopter për të shuar flakët në ishullin e Sazanit, që po përpinin sipërfaqe të tëra me pyje. 

Arsyeja ishte e thjeshtë. Të gjithë helikopterët 'Cougar' ishin në remont. 

Vendi anëtar i NATO-s nuk dispononte qoftë edhe mjetin e vetëm ajror për të përballuar emergjencën e zjarreve. 

Duhet të vinte një avion i posaçëm 'Canadair' CL 415 nga Greqia që do të bënte të mundur neutralizimin e flakëve brenda pak orësh. 

Edi Rama u tall gjerë e gjatë përmes postimeve në rrjetet sociale se shqiptarët protestonin dhe ankoheshin kot për Sazanin, pasi zjarret kishin djegur edhe Greqinë e vendet e tjera e askush nuk kishte bërë si këta (shqiptarët). 

Por kurora e absurditetit qeveritar do të ishte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili pranoi se Shqipëria nuk ka asnjë helikopter në gjendje funksionale, por ama disponon një dron amerikan i cili ka monitoruar nga ajri të gjitha vatrat e zjarrit.  

“Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit “PUMA RQ-20B”, për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA.

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA. Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të Forcës Tokësore dhe komandantin gjeneral Arben Kingji”, ka shkruar Peleshi duke ndarë pamjet e mëposhtme të sistemit të ri të fluturimit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco