Ngushëllimi i Dukës për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit: Do ta kujtoj gjithmonë si një dashamirës i Kombëtares

Ngushëllimi i Dukës për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit: Do ta kujtoj gjithmonë si një dashamirës i Kombëtares

18:38, 28/05/2022

Ndarja nga jeta e ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka sjellë reagimet edhe nga bota e sportit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë ngushëllimet e rastit për ndarjen nga jeta të një figure të lidhur me futbollin.

“U trishtova shumë kur mësova pak minuta më parë se miku im, Presidenti Nishani, është ndarë nga jeta. Bujar Nishanin do ta kujtoj gjithmonë si një burrë të urtë e të mençur, një dashamirës futbolli dhe tifoz i madh i Kombëtares.

Nuk mund ti harroj momentet e bukura që kaluam së bashku në EURO 2016 ku nuk mungoi asnjë moment në mbështetje të kuqezinjve.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Presidentit Nishani dhe miqve të tij të shumtë. Lamtumirë President Nishani!”, shkruante Duka në postimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco