Zjarri në UKT/ Denoncimi: U dogj zyra e drejtoreshës së shitjeve Elda Muçi, shkrumbuan dokumentet

20:35, 25/05/2022

Një zjarr i rënë papritur ka shkrumbuar zyrat e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, mbrëmjen e kaluar. 

Fillimisht, ishte gazetari Basir Çollaku që hodhi dritë mbi këtë ngjarje, duke theksuar se zyrat u dogjën pasi po ushtrohej kontroll nga KLSH. 

Ai aludonte se urdhri për shkrumbimin e dokumenteve është dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj. 

Ndërkohë, një denoncim i mbërritur në redaksinë e Syri.net zbulon detaje të reja lidhur me atë që ka ndodhur në ndërmarrjen bashkiake. 

Mësohet se zjarri ka rënë në zyrën e drejtoreshës së shitjes Elda Muçi, krahu i djathtë dhe njeriu i besuar i drejtorit të UKT, Elton Kacidhja. 

Arseja pse janë djegur dokumentet, tashmë është e qartë, dhe për më tepër në zyrën e shitjeve, aty ku ndodhen kontratat, faturat dhe debitë. UKT cilësohet nga KLSH si jnë nga ndërmarrjet ku abuzimet financiare llogariten të konsiderueshme. 

Denoncimi në Syri.net
Është djegur sektori i kontratave dega e shitjes. Sektori më i rëndësishëm. Janë të gjitha kontratat e pallateve të reja. Dokumentet e riskut, task forca, debitë, faturimi, gjithçka që ka lidhje me degën e shitjes. 

Ju hyri frika pas vendimit të Qeverisë për kalimin e UKT, Ministrisë. Ndërsa këto dy ditë kanë nxjerrë lajmin se ujësjellësi i Tiranes nuk do i kalojë Ministrisë, do e mbajë bashkia. Ujësjellësat e tjerë po.

Është djegur zyra e drejtoreshës së shitjes Elda Muçi, krahu i djathtë i drejtorit. Dhe njeriu më i besuar i tij. 

Është drejtoria më e rëndësishme, Muci është krahu i djathtë e ka pas tek DPN2 në bashki i ka pas mbyll tenderat atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco