Zgjedhja e Kryesisë, Këshilli Kombëtar i PD mblidhet më 28 maj

Zgjedhja e Kryesisë, Këshilli Kombëtar i PD mblidhet më 28 maj

21:26, 23/05/2022

Partia Demokratike njofton se do të mblidhet Këshilli Kombëtar ditën e shtunë, më datë 28 maj në selinë blu.

Mësohet se pas zgjedhjes së kryetarit të PD, ku fitues doli Sali Berisha, në Këshillin Kombëtar të shtunën do të zgjidhet Kryesia.

Njoftimin e bëri me dije kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.

Njoftimi i plotë
Mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD! Pas përfundimit të procesit zgjedhor për Kryetarin e PD, ditën e shtunë, me datë 28 maj 2022, ora 11.00, në selinë qëndrore të PD, do të mblidhet Këshilli Kombetar i PD.

Në rend të ditës së punimeve është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.

Edi Paloka

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco