Rama tallet me Alibeajn: Nuk e kemi partner më, presidentin do e zgjedhim vetë

Rama tallet me Alibeajn: Nuk e kemi partner më, presidentin do e zgjedhim vetë

20:37, 23/05/2022

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pasi në Kuvend dështoi sot raundi i dytë për Presidentin e ri. I pyetur nga gazetarët nëse do ta ketë maxhoranca vullnetin për një raund të tretë, kreu i qeverisë u shpreh se për të kërcyer tango duhen dy vetë dhe ata s’kanë partner.

Më tej Rama duke u talluar me Alibeajn e duke thënë se nuk e kanë më partner, kryeministri theksoi se do ta zgjedhin vetë Presidentin.

“Duhen dy për tango thonë, nuk mund të bëjmë tango vetëm. Nuk kemi partner”, theksoi Rama.

Sipas, kryeministrit zgjidhja për presidentin është një figurë që të përmbushë kriteret. Ai tha gjithashtu se nuk kanë ende një emër.

"Zgjidhja është një njeri, i cili të përmbushë detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve për ta çliruar atë zyrë. Po të kishim vendosur do ta kishim shpallur. Nuk kemi vendosur asgjë. Kemi ndjekur këtë proces, duke dëgjuar të gjithë. Duhen dy për tango. Kemi gjithnjë të qartë se s’ka partner.

Politika është ndërveprimi, dialog, shah dhe fjala nuk kam besim nuk është politikë. E kam sjellë disa herë shembullin tonë.

Do presim në raundin e tretë dhe pastaj nëse do jetë përsëri i njëjti rezultat do mblidhemi dhe do flasim me përfaqësuesit e Kryesisë, më pas me grupin parlamentar dhe do të marrim vendimin. Nuk do e lëmë vendin pa president.”-tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco