Peka: S'ka forcë politike në Shqipëri që 3 herë rresht mbi 40 mijë demokratë i janë përgjigjur Berishës

18:34, 23/05/2022

Gazetari Çim Peka, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur edhe për bashkimin e demokratëve nga procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD-së.

Peka ka theksuar se tre herë rresht mbi 40 mijë demokratë i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të votuar dhe nuk ka ka forcë politike në Shqipëri që ka arritur të nxjerrë një herë të vetme 40 mijë anëtarë.

Për Pekën, kjo tregon se kjo është parti realisht konkurruese dhe se ky është bashkimi i vërtetë i demokratëve.

Peka: Për nëntë muaj, tre herë rresht mbi 40 mijë demokratë i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të votuar. Referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, votimet për kryetarët e degëve të PD-së në Shqipëri dhe votuan Sali Berishën për kryetar partie. Nuk ka forcë politike në Shqipëri që ka arritur të nxjerrë një herë të vetme 40 mijë anëtarë të votojnë dhe jo tre herë për nëntë muaj.

Kjo tregon se kjo është parti realisht konkurruese. 40 mijë anëtarë të përgjigjen në votime të brendshme është luks. Në qershorin e vitit të kaluar, Lulzim Basha me katër kandidatë kanë marrë pjesë 19 mijë votues as më shumë e as më pak dhe me Berishën në krah. Ky është bashkimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco