Butrinti/ Berisha: Korrupsion madhor nga Rama! Ministrja Margariti anëtare bordi me avokaten që bëri marrëveshjen

Butrinti/ Berisha: Korrupsion madhor nga Rama! Ministrja Margariti anëtare bordi me avokaten që bëri marrëveshjen

17:43, 23/05/2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi nga foltorja e Kuvendit koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Berisha tha se Edi Rama ka planifikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Sillës, gjithashtu resorte të mëdha në gjirin e manastirit. Ndër të tjera Berisha theksoi se Edi Rama nuk e bën për gjë tjetër veçse për të kënaqur ambicien e tij korruptive.

“Thellësisht të mbrojtura dhe studiuesit besojnë se aty kanë strofullat e tyre nënujore edhe foka mesdhetare. Tek zona nënujore dhe tek e bregut ka objekte arkeologjike të një vlere të paçmuar.

Ka zona rekreative, siç është manastiri i kishës për të cilën u diskutua. Ku qëndron shkaku, problemi themelor i kësaj marrëveshje.

Çfarë ka bërë Edi Rama në këtë rast? Edi Rama duke shftyrëzuar një plan menaxhimi të zonës, ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Sillës, ka parashikuar të ndërtojë resorte të mëdha turistikë në zonën e gjirit të manastirit.

Nuk u takonte ju të shndërroheshit në një mashë të Edi Ramës për të kënaqur ambicien e tij të pafundme korruptive.”-tha Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike tha se kjo është një nga marrëveshjet më korruptive në histori.

“Avokatja që ka bërë kontratën, është bërë anëtare e bordit. A ekziston konflikti i interesit? Shteti ka vetëm dy vetë, ministren dhe një të departamentit të arkeologjisë.”-deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco