Garoi përballë tij, Berisha përshëndet Elezin: Demokrat i vërtetë me integritet dhe i qytetëruar

23:15, 22/05/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka fituar ketë të diel garën për kryetar të Partisë Demokratikë, me parimin një anëtar një votë, ndërsa përballë kishte Ibsen Elezin. Berisha u shpall fitues në 108 qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Doktor Berisha kishte një përshëndetje të veçantë edhe për Ibsen Elezin i cili garoi përballë tij. Berisha tha se Elezi, u tregua demokrat i vërtetë, me integritet dhe zhvilloi një garë të qytetëruar.

"Ju falenderoj ju miqtë e mi që e bëtë kaq njerëzore këtë fitore të PD. Rroftë PD. Përshëndetje e veçantë për Ibsen Elezin, 'rivalin' tim, i cili si demokrat i vërtetë, me integritet zhvilloi një garë të qytetëruar. Faleminderit shumë të gjithëve ju."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco