Shpifja për takimin me Pompeon/ Berisha: Karlo Malavita është anëtar i bandës së grabitjes së pronave

Shpifja për takimin me Pompeon/ Berisha: Karlo Malavita është anëtar i bandës së grabitjes së pronave

13:25, 20/05/2022

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën për shtyp shpifjet e publikuara nga mediat e Karlo Bolinos, se ai ka tentuar një takim me ish-Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

“Shpifjet që bëri Karlo Malavita, i cili është anëtar i organizatës kriminale të grabitjes dhe plaçkitjes së pronave publike dhe private të këtij vendi.

Aty ku ky po ndërton ndërtesën, ka qenë tokë, një pjesë të së cilës pronarët fisnikë tiranas e falën për të ndërtuar gjimnaz në një zonë me 50 mijë banorë. Edi Rama ia dha me një euro Karlo Malavitës. Pastaj shkruante se unë paskam kërkuar të takoj sekretarin Pompeo.

Sali Berisha, kurrë nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë të takojë një person që vjen në Shqipëri dhe nuk do ta takojë Berishën. Ky është një ligj i hekurt. Kush vjen në Shqipëri, e di se jam këtu. Por kushdo që të vijë, unë kurrë nuk do të kërkoj. Mos ta mendojë ndryshe asnjëherë,” tha Berisha.

“Pas dy ditësh qëndrimi, kur pa se si u veprua, se si u përpoqën që të keqshfrytëzohej deklarata e tij, Pompeo bëri vetëm një njoftim: udhëtova në Shqipëri që të takohem me MEK-un. Nuk tha asnjë fjalë të vetme as për 100-vjetorin, as për takimin me kryeministrin, as për marrëveshjen e gazit dhe për asgjë tjetër. Ai mesazh shpreh gjithçka për udhëtimin e tij dhe dështimin e plotë të atyre që u përpoqën të manipulojnë një vizitë, që kishte për qëllim takimin me muxhahedinët iranianë,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco