Alizoti: Fakt që Berisha dhe Rithemelimi janë shumicë në PD

21:19, 19/05/2022

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se PD ndodhet në një krizë të hershme për shkak të Lulzim Bashës.

Alizoti theksoi se në krizën aktuale të PD ku grupet janë të përçara, do të ishte mirë që grupi parlamentar të mbante qëndrime të unifikuara. Deputeti Alizoti u shpreh se opozitën nuk e zgjedh dot pozitia, por shoqëria dhe populli.

Sakaq, për deputetin Tomorr Alizoti Komisioni i Rithemelimit dhe Sali Berisha kanë mbështetjen më të madhe dhe janë shumicë në PD, dhe kjo është fakt.

PD nuk mund të mbante njerëz të pavotueshëm. Njeriu që ka qenë gjithmonë i votueshëm ka qenë Berisha, del, dhe votohet.

Aftësia e tij politike, qëndron përmes votës. Kush ka më shumë ndjekës, është më efikas në politike.”-tha Alizoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco