Berisha: Opozita u tërhoq nga transparenca e zgjedhjeve, se do hetohej vrasja e Elbasanit

20:18, 19/05/2022

Sali Berisha iu rikthye zgjedhjeve parlamentar të 25 prillit, gjatë takimit me demokratët në Korçë. 

Lideri historik i PD tha se në Elbasan ndodhi një vrasje, ndërsa prokurori që hetoi mashtroi publikisht se në vendin e ngjarjes nuk kishte materiale zgjedhore, ndryshe nga sa rezultoi më pas. 

Për shkak se do të hetohej edhe kjo vrasje, tha Berisha, opozita u tërhoq nga komisioni hetimor, duke rënë dakord me mazhorancën. 

Berisha kërkoi nga qytetarët që të ngrihen për të përmbysur në rrugë demokratike këtë regjim. 

"U vra tjetri në Elbasan, mjek ishte ai, nuk mund të vritej, aty ndodhi përplasja. Prokurori do dhe tha se aty s’kishte materiale zgjedhore, ishte plot me materiale zgjedhore të Taulant Ballës dhe u faktua që ishte. Dhe ku u katandis edhe opozita. Prokurori, për mashtrimin publik që iu bëri shqiptarëve u gradua dhe shkoi në SPAK. Komisioni Hetimor Parlamentar për zgjedhje, u mbyll, sapo doli se do të hetohej çështja e Elbasanit, e mbyllën të dyja palët, edhe pozita edhe opozita. Gjendja është jashtëzakonisht kritike, e padurueshme, por ne me besim dhe me durim, duhet të përpiqemi që jo lëvizje të përfshijë çdo shqiptar që e do këtë vend për të përmbysur në rrugë demokratike këtë regjim dhe rikthyer vendin në rrugën që meriton, në rrugën e zhvillimit, në rrugën e lirisë, në rrugën e integrimit", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco