VIDEO/ Berisha: George Soros non grata në Shqipëri, akti i parë i PD në pushtet

19:49, 19/05/2022

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi nga Korça se George Soros do të shpallet non grata në Shqipëri.

Berisha tha gjithashtu se i ka kërkuar Parlamentit Europian dhe Kongresit të SHBA, të ndalojnë veprimtarinë e Soros jashtë SHBA. 

"Nga aktet e para të PD në pushtet do të jetë George Soros non grata. George Soros me rivendosjen e monizmit në Shoqërinë Civile në Shqipëri, me vendosjen e drejtësisë në kontrollin e qeverisë, me implikimin direkt në shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, është një armik i vërtetë i demokracisë shqiptare.

Kam kërkuar nga PE dhe Kongresi i SHBA, të ndalojnë çdo veprimtari politike të tij jashtë SHBA. Dhe kjo për Shqipërinë, ai nuk do të ketë vend më dhe veprimtaria e tij nuk do të ushtrohet në territorin e Republikës së Shqipërisë", u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco