Berisha: I dhamë fund kryetarokracisë! Asnjë nga kerët e degëve nuk është i emëruar nga baza

19:24, 19/05/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se asnjë nga krerët e degëve të PD nuk janë të sugjeruar apo emëruar nga baza e PD, por janë zgjedhur me vullnetin e lirë të demokratëve.

Berisha deklaroi se i kanë dhënë fund kryetarokracisë ndërsa shtoi se një kryetar partie duhet të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij.

"Për herë të parë në ekzistencën e PD, sot asnjë kryetar partie nga Tropoja deri në Gjirokastër, nga Korça në Peshkopi, nuk është absolutisht i emëruar, i përzgjedhur, i përcaktuar, i sugjeruar nga qendra e PD.

Të gjithë janë të zgjedhurit e demokratëve. Kjo ka qenë e qëllimshme, së pari fundi i kryetarokracisë. Kryetari nëse do që të drejtojë partinë, ka aq shumë gjëra për të bërë.

Gjëja më e madhe që bën është të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij.”-deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco