Operacion i gjerë i SPAK në të gjithë vendin: mbi 32 arrestime deri tani

Operacion i gjerë i SPAK në të gjithë vendin: mbi 32 arrestime deri tani

07:44, 19/05/2022

Një operacion i gjerë policor i urdhëruar nga SPAK ka nisur gjatë natës dhe është në zhvillim e sipër në të gjithë Shqipërinë. 32 urdhër-arreste janë lëshuar dhe ato po ekzekutohen nga Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA dhe struktura të tjera.

Dy nga arrestimet janë bërë në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Gazetari i SYRI TV në Fier, Xhemil Beharaj, njoftoi gjithashtu se edhe në këtë qark po kryhen arrestime dhe sipas burimeve, kanë ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco