Kryemadhi me akuza të ashpra: Rama po përdor lobingjet e huaja për t’i bërë presion SPAK-ut

Kryemadhi me akuza të ashpra: Rama po përdor lobingjet e huaja për t’i bërë presion SPAK-ut

19:56, 16/05/2022

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një takimi me Lëvizjen e Gruas së LSI, Kryemadhi deklaroi se Rama po përdor lobingjet e huaja për t'i bërë presion prokurorëve të SPAK, për të penguar punën e tyre hetimore.

“Ne e dimë shumë mirë që presioni i të huajve dhe të brendshmëve i lobingjeve nga më të ndryshmet është i madh ndaj sistemit të drejtësisë dhe prokurorëve të SPAK. Presioni i parë fillon duke i trajtuar si njerëz në cep, duke mos i thënë ndihmës jo vetëm për të hetuar por edhe me kapacitetet njerëzore. Presioni i dytë është duke i bërë presion nga mënyrat nga më të ndryshimet siç patë para një javë që ulëriste duke akuzuar SPAK. Ata prokurorë që ia bëri Vettingun, i kërcënonte duke i thënë unë iu nxora të pastër dhe tani duhet të me shërbeni mua. Për të vazhduar duke përdorur ndonjë ndërkombëtar që e paguan Rama me kompanitë e tij lobsite për të mos i prekur ministrat e tij”, u shpreh kryetarja e LSI.

Gjithashtu, Kryemadhi i bëri thirrje Ramës, që ashtu si ajo ka vendosur firmën ne paditë që ka bërë për inceneratorët, edhe ai të bëhet burrë dhe të vendosë emrin e tij në ndonjë padi ndaj opozitës, për të cilën ka 20 vjet që hedh baltë.

“Ne i kemi të depozituar në prokurori, ndryshe nga balta që hedh Rama ndaj kundërshtarëve politike. Unë i bëj thirrje Ramës që të shkruaje një padi dhe të vendosë emrin e tij për çdo akuzë ndaj opozitës. Thashethemet që bën me baltë çdo kundërshtarë të tij, i ka ardhur fundi. Ashtu si Kryemadhi vendosi emër dhe firmë për inceneratorët edhe Rama le të bëhet trim dhe të bëjë padi për çdo opozitar që mendon se ka një faturë apo të dhënë për dikë tjetër. Koha e llafeve dhe baltës ka marrë fund. Koha e Ramës dhe suflerëve të tij po merre fund”, tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco