Tiranë/ Qentë pitbull masakrojnë gruan, arrestohet pronari i tyre

Tiranë/ Qentë pitbull masakrojnë gruan, arrestohet pronari i tyre

13:03, 12/04/2022

Policia ka arrestuar një 66-vjeçar nga Tirana pasi dy qentë e tij të rracës “pitbull” kanë kafshuar duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme në trup një 66-vjeçareje në kryeqytet.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai akuzohet për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”.

Për fat të mirë, 66-vjeçarja e sulmuar nga qentë është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. F., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi ky shtetas ka braktisur dy qentë e tij (Pitbull), të cilët më pas kanë sulmuar shtetasen S. Gj., 66 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco