Syri publikon sondazhin: 73.5% e demokratëve mbështesin Sali Berishën

20:56, 14/02/2022

73.5% e demokratëve mbështesin Sali Berishën. 

Këto janë gjetjet e sondazhit të sondazhieres së Silvio Berlusconit, Alessandra Paola Ghislieri, dhe që u publikua mbrëmjen e sotme në Çim Peka Live. 

Zgjedhësit e PD, në masën 73.5% kanë mendim pozitiv për Sali Berishën, 25% për Lulzim Bashën. 

Sa i takon votuesve të PS, 13.6% kanë mendim pozitiv për Berishën dhe 19% për Lulzim Bashën. 

Zgjedhësit e LSI, 42.2% kanë mendim pozitiv për Sali Berishën dhe vetëm 7.5% për Lulzim Bashën. 

Në rang kombëtar, 37.5% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për Berishën dhe 18.7% për Bashën. 

Numri i të anketuarve ka qenë 1 mijë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco