Rama dhe Xhaçka kërcënojnë hapur Putinin: Hiq dorë sa nuk është vonë

Rama dhe Xhaçka kërcënojnë hapur Putinin: Hiq dorë sa nuk është vonë

13:11, 14/02/2022

Edi Rama dhe Olta Xhaçka nga SHBA-ja ku ndodhen për takimin e OKB-së, kanë kërcënuar hapur presidentin Rus, Vladimir Putin që të heqë dorë nga pushtimi i Ukrainës.

Ata i kërkojnë Putinit që të heqë dorë nga sulmi ushtarak, sa nuk është vonë.

Deklaratat i ka bërë Ministria e Jashtme e cila ka përsëritur thirrjen ndaj Rusisë për një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë.

Me anë të një postimi në Twitter, Ministria e Jashtme thekson se mbështet ‘sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës’.

‘Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikonfirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të #Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për #Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike’, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Image

Reagimi i sotëm është i dyti pas atij, ku u bëhej thirrje qytetarëve shqiptarë që të largohen nga Ukraina, pasi sinjalizimet për një luftë të afërt janë shumë të forta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco