EMRI/ Shkoi në Angli me kamion, shqiptari i hyn kultivimit të kanabisit

EMRI/ Shkoi në Angli me kamion, shqiptari i hyn kultivimit të kanabisit

19:16, 13/02/2022

Kushtrim Sinani, një 30-vjeçar shqiptar, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe me kamion, është arrestuar nga policia, pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike.

Mediat bëjnë me dije se i riu shqiptar u shpall fajtor nga gjykata. Ai u kap duke kultivuar 128 bimë kanabisi më 5 dhjetor të vitit të kaluar.

I riu u pikas gjatë kontrolleve të policisë pasi ata kishin hasur një pronë të veçuar. Efektivët trokitën në derë dhe fillimisht nuk morën asnjë përgjigje, raportojnë mediat britanike.

Ata u siguruan që dikush ndodhej brenda në shtëpi pasi kontrolluan kutinë e postës dhe panë përmes perdeve dritat e forta që shërbenin për rritjen e kanabisit.

Prokurori tha gjatë séances tha se pas 5 minutash, Sinani u shfaq në derë duke u hapur derën efektivëve, të cilët pas kontrollit bënë të mundur arrestimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco