VIDEO-SYRI TV/ Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë dorëzon kandidatët në KQZ

VIDEO-SYRI TV/ Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë dorëzon kandidatët në KQZ

16:46, 09/02/2022

Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për regjistrimin e kandidatëve, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Emrat me të cilët koalicioni opozitar do të përfaqësohet në 6 Bashki të vendit, kanë dalë nga primaret e Komisionit të Rithemelimit, dhe do të garojnë përballë kundërshtarëve politikë me 6 mars.

Nga SYRI TV

Koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për regjistrimin e kandidatëve, që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Të gjithë kandidatët në 6 bashkitë të vendit, janë zgjedhur përmes primareve të mbajtura nga Komisioni i Rithemelimit, me parimin ‘një anëtar një votë’.

Ata janë regjistruar si pjese përbërëse e koalicionit, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane. Në Lushnje ‘Shtëpia e Lirisë’, do të garoje me Elton Banon.

Në Shkodër me Bardh Spahinë, në Dibër me Premtim Kryemadhin, Ardian Muka do të përfaqësojë koalicionin ne Durrës, Hekuran Xhani në Rrogozhinë dhe Lulzim Vrana në Vorë. Dokumentet e kandidimit u morën në dorëzim nga sektori i administrimit ne KQZ.

Një ditë më parë, kërkesë për regjistrimi e kandidatëve në KQZ, dorëzoi edhe PS. Sipas ligjit, partitë politike, që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, do duhet që kërkesat për regjistrim të kandidatëve për Bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër, t’i depozitojnë pranë KZAZ-ve të ngritura në këto bashki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco