U gjet i djegur në makinë/ Punëtori i karburantit: Ja çfarë biseduam

U gjet i djegur në makinë/ Punëtori i karburantit: Ja çfarë biseduam

09:07, 08/02/2022

Pesë ditë pas një ngjarjeje tragjike në aksin e vjetër Tiranë-Elbasan, ku një 32-vjeçar u gjet i djegur plotësisht brenda një automjeti, hidhen dyshime se ai mund të jetë vrarë. Brenda mjetit u gjet shtetasi Armand Mici, i cili u dyshua fillimisht se mund të jetë vetëvrarë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije që dyshohet se 32-vjeçarit mund t’i jetë kërkuar nga persona të tjerë që të çojë 13 litra benzinë në Kërrabë, çka vërtetohet edhe nga kamerat e sigurisë në karburantin ku ai është paraqitur për të marrë lëndën djegëse.

I marrë në pyetje nga grupi hetimor, punëtori i karburantit që i ka shitur sasinë prej 13 litrash benzinë, ka pohuar në deklarimet e tij se 32-vjeçari nuk kishte bërë asnjë veprim dyshues gjatë komunikimit të shkurtër që ka pasur.

Mes të tjerash, punonjësi i karburantit thotë se e ka pyetur viktimën pse i duhej një sasi kaq e madhe me benzinë në bidon, ndërsa 32- vjeçari i është përgjigjur se e kishte lënë makina në Kërrabë, pra në vendin ku u gjet pa jetë.

Ndërkohë, në kamerat e karburantit, viktima shfaqet me makinën në pronësi të tij dhe për të cilën i tha punonjësit të karburantit se e kishte lënë në mes të rrugës në Kërrabë në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë, shkruan Panorama.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 4 shkurtit, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në zonën e Kërrabës, në aksin e vjetër nacional Tiranë-Elbasan. Viktima ndodhej brenda automjetit të tij tip “Volkswagen”, i cili ishte përfshirë nga flakët dhe shkrumbuar plotësisht bashkë me trupin e të riut brenda. Policia e raportoi ngjarjen si vetëvrasje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco