VIDEO/ Deklarata e fortë e Metës: Kishte plan për të destabilizuar Shqipërinë! Pse nuk jap dorëheqje

VIDEO/ Deklarata e fortë e Metës: Kishte plan për të destabilizuar Shqipërinë! Pse nuk jap dorëheqje

21:45, 07/02/2022

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Çim Peka Live, në Syri Tv. 

Kreu i shtetit tha se në 25 prill kishte plan për të destabilizuar Shqipërinë. 

"Çështja më e rëndësishme e Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë më Ilir Metën, por me Presidentin e Republikës. Unë nuk jap dorëheqjen se nuk jam dezertor. Nuk e kam dhëne dorëheqjen se ky vend ishte futur në një kurth për ta destabilizuar, nuk ishte rastësi lënia e mandateve, mos hyrja e Partisë Demokratike ne zgjedhjet vendore, rastësi nuk ishte as marrëveshja e 30 qershorit".

"Presidenti ka ndaluar një gjakderdhje pikërisht në ditën e zgjedhjeve, por për këtë çështje do flas pasi të mos jem më President. Presidenti ka detyrë të mbroj çdo qytetar të Shqipërisë dhe aty ku kërkohet ndihma e ime, sigurisht që unë do jem prezent. Kur sulmohet demokracia dhe pluralizmi politik sigurisht që unë do reagojë. Ju bej thirrje te gjithe gazetareve "Mos i sherbeni me fashizmit dhe mos dezinformoni!", vijoi kreu i shtetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco