Berisha: Synojmë fitore në të gjitha bashkitë. Kemi kandidatët më të mirë

Berisha: Synojmë fitore në të gjitha bashkitë. Kemi kandidatët më të mirë

22:44, 03/02/2022

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka deklaruar se koalicioni "Shtëpia e Lirisë" ka hyrë në zgjedhje për të fituar të gjitha bashkitë në 6 mars.

Berisha tha se kandidatët e koalicionit opozitar janë më të mirët.

Në Durrës, Berisha tha se kandidati i votuar nga anëtarësia e PD në primare, Ardian Muka, ka diferencë të madhe në krahasim me kandidaten socialiste, e ciula mbështetet nga Vangjush Dako. 

Berisha përmendi edhe kandidatin e Lushnjes, Elton Bano, si më i fuqishmi dhe më intelektuali në krahasim me rivalët në këtë garë. 

Pjesë nga intervista

Pyetje: Ju thatë që fitoi 5 me 1?
Berisha:
Jeni keqkuptuar. E kisha vetëm për Shkodrën. Rezultati për Shkodrën është 5 me 1.

Pyetje: Cilat bashki mund të fitoni?
Berisha:
Ne hymë në një betejë për të fituar në të gjitha bashkitë por kemi të bëjmë me një regjim të diskredituar në vjedhje, në shkelmim të interesit kombëtar etj.

Pyetje: Si e shikoni garën në Durrës?
Berisha:
 Kandidati ynë në krahasim me Gjushin është një diferencë e jashtëzakonshme. Unë e theksova dhe më parë. Peshkaqen më i madh se Gjushi s’ka hyrë në atë qytet, i ka ikur koha atij. Jam i bindur se durrsakët do zgjedhin kandidatin që ka vlerat e tyre.

Pyetje: Po në Lushnje?
Berisha:
Kandidati i PD është kandidati më i fuqishëm. Është Elton Bano është një qytetar një intelektual specialist i respektuar nga e gjithë Lushnja.

Pyetje: Pse Vora kaloi majtas si bashki?
Berisha:
Vorën e dorëzoi Lul Brava, nuk dorëzohej Vora. Një nga shërbimet më të mëdha që i bëri Ramës është bojkoti i zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco