VIDEO/ Rikthehet opozitarizmi në Kuvend, Berisha denoncon aferën me prishjen e banesave

VIDEO/ Rikthehet opozitarizmi në Kuvend, Berisha denoncon aferën me prishjen e banesave

20:37, 03/02/2022

Kuvendit i rikthehet opozitarizmi.

Kjo është seanca e dytë e Kuvendit, ku ndihet ky ndryshim.

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbajti disa qëndrime të forta brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit. 

Ai dënoi heshtjen e Edi Ramës dhe të parlamentit përballë kërcënimeve ruse.

Por Berisha mbështeti edhe protestën e banorëve që po u prishen banesat. Madje ai denoncoi skandalin në lidhje me dëbimin e banorëve nga shtëpitë e tyre.

Përpara Kuvendit, Berisha tha se në mënyrë skandaloze, banorëve nuk po u ofrohet as kontratë dhe as marrëveshje, por vetëm një vetëdeklarim para noterit.

Ndërkohë në sallën e Kuvendit, Berisha tha se pas kësaj afere fshihet ndërtimi i kullave 35-katëshe.

Ndërkohë që Berisha riktheu opozitarizmin, në sallë mungonte kryeministri Edi Rama që po zihej me komentuesit online, që e akuzojnë për situatën katastrofike ku ndodhet ekonomia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco