Shkoi për të gjetur të birin në Siri, shqiptari përfundon në burg

Shkoi për të gjetur të birin në Siri, shqiptari përfundon në burg

11:14, 03/02/2022

Pak kohë pasi revolta e celulave të ISIS në burgun e Al Hassakah, në Siri, vijon të mbajë në tension rajonin verilindor, një shqiptar është identifikuar mes të ndaluarve.

Ali Musa Balliu i datëlindjes 1955 vijon të jetë në burgjet e Sirisë ndërsa pak ditë më parë ai u ndalua nga forcat kurde pasi burgu ku qëndronte u shpërthye nga grupet terroriste në tentativë për të liruar pjesëtarë të ISIS.

Drama e familjes Balliu nisi kur djali i tyre, Idajeti, u nis drejt Sirisë dhe u vra si luftëtar i Shtetit Islamik në Alepo, në vitin 2015. Ali dhe Ruzhdie Balliu u nisën drejt Sirisë e ndërsa Ruzhdie Balliu arriti të dilte nga kampi Al Hawl, bashkëshorti i saj mbeti në Siri.

Ruzhdia ishte një nga shqiptarët me të cilët ekipi i A2 CNN takoi në kampin famëkeq në vitin 2019. “Burrin nuk e di fare se ku është”, deklaroi në atë kohë ajo për gazetarin e A2 CNN, Julian Kasapi.

Pak kohë më parë lidhur me të nuk dihej asgjë por të dhënat e siguruara nga A2 CNN tregojnë se ai është gjallë. Ali dhe Ruzhdie Balliu u nisën në kërkim të djalit të tyre i cili u kishte thënë se do të studionte në Arabinë Saudite. Prej 6 vitesh burrë e grua mbetën atje në mes të luftës, pasi misioni për të kthyer djalin në shtëpi dështoi. Ruzhdie Balliu kërkoi rikthimin e saj nga kampi Al Hawl përmes intervistës së dhënë në A2 CNN ndërsa bashkëshorti i saj mbetet në burgun e Al Hassakah./A2CNN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco