Guri: Shteti shqiptar është shtet rrokopujë, nuk merr parasysh vendimet e gjykatave të veta!

Guri: Shteti shqiptar është shtet rrokopujë, nuk merr parasysh vendimet e gjykatave të veta!

18:05, 21/01/2022

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, avokati dhe ambjentalisti Sazan Guri ka folur për shkatërrimin e Parkut Kombëtar në Zallgjoçaj, nga ndërtimi i HEC-it dhe kërkesën e kompanisë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit.

Ambientalisti Sazan Guri ka theksuar se Gjykata e Apelit që bëri arsyetim dhe dha me vendim të prerë, duke ndërprerë licencën për prodhimin e energjisë nga një dëm i madh që është grabitja e ujit në një lum të caktuar.

Ferko: Pati një ekzaltim me vendimin e Apelit, por çfarë do të thotë kjo kërkesë në Gjykatën e Lartë? Vijon të jetë e rrezikuar kjo zonë nga pretendimet e kompanisë?

Guri: Prandaj dhe shteti shqiptar është shtet rrokopujë apo republikë bananesh, ku shteti nuk merr parasysh ligjet e shtetit. Një gjykatë e Apelit ku përpjekja e pareshtur e avokates në fjalë, arriti të kapte një detaj ku ne mundëm të kapnim kompaninë për dëmin që ajo sillte, pavarësisht në dukje sikur sjell një energji të shtuar, por në fakt, në energjinë e madhe që është turizmi, banori, blegtoria, buqësia, uji i pijshëm, uji komunal etj. pra në këtë dëm kur i krahason, dëmi është shumë i ulët që fiton kompani, është shumë më i ulut se dëmi më i madh ekonomik që përmenda.

Gjykata e Apelit që bëri arsyetim dhe dha me vendim të prerë, duke ndërprerë licencën për prodhimin e energjisë nga një dëm i madh që është grabitja e ujit në një lum të caktuar. Ne pamë se si rrjedhja e lumit në atë që quhet rrjedhje e tij natyrore është 0 litër. Gjoja e ka 150 litra në sekond për të rrjedhur, por uji në lum kur shkuam nga poshtë lart ishte 0 litër ujë. Duke shkuar në drejtimin e burimit, ai kishte filluar të lëshonte ujin. Me vendimin e Gjykatës së Apelit ai duhet të ndërpriste aktivitetin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco