Presidenti Meta mesazh palëve: Sonte ju zbuloj devizën e 50 viteve të ardhshme në politikë

Presidenti Meta mesazh palëve: Sonte ju zbuloj devizën e 50 viteve të ardhshme në politikë

20:53, 19/01/2022

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë një tjetër mesazh për qytetarët lidhur me intervistën e tij sonte në emisionin ‘Opinion’.

Ai ka pohuar se do të zbulojë gjatë emisionit, devizën e 50 viteve të ardhshme politike, duke dërguar një mesazh edhe për qëndrimet skuthe të disa palëve që kanë folur për përfundimin e karrierës së tij, pas mbylljes me Presidencën.

Sonte, në 22:00, në “Opinion”-in e gazetarit Blendi Fevziu do bëj publike datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, por edhe devizën e 50 viteve të ardhshme në politikë. Malet tona më të larta.’, shkruan Meta në Facebook.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco