Muçollari: Ezauruam të gjitha proceset brenda PD-së, Basha i refuzoi, u blinduar në seli me kriminelë

Muçollari: Ezauruam të gjitha proceset brenda PD-së, Basha i refuzoi, u blinduar në seli me kriminelë

18:29, 13/01/2022

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Grigels Muçollari, ka folur për akuzat si organizator i protestës së 8 janarit.  

Muçollari ka theksuar se demokratët kanë ezauruar të gjitha format dhe proceset brenda PD-së për ti treguar Bashës se ai nuk është më kryetar por ai e ka refuzuar duke blinduar selinë dhe duke futur aty kriminelë, një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Shqipërisë.

Muçollari: Po tentojnë të luajnë rolin e viktimës dhe të viktimizohen duke nxjerrë disa histori nga brenda selisë, ku njëra prej tyre ishte dhe rasti i Ori Nebijajt e zbuluar në media se nuk ka qënë fare në ndërtesë atë ditë.

Po të shohësh video-n e publikuar nga Basha duke na akuzuar si organizatorë të protestës, më duket vetja si koka e një karteli meksikan droge. Unë personalisht nuk ka kryer ndonjë kundravajtje administrative jo më penal.

Unë kam qënë pjesmarrës dhe si anëtar i Komisionit të Rithemelimit apo si Sekretar i FRPD-së, kam qënë i pranishëm kryesisht në të gjitha protestat e opozitës.

Ajo që pamë nga gazetaria dhe më vjen keq, pasi ka një opinion të qartë të një gazetari investigativ që tregon se ku është ushtrua dhunë, si është ushtrua dhunnë dhe nga kush është ushtruar dhuna. Me sa kemi parë nuk ka dalë asnjë oficer policie i gërvishtur pak sa fare, apo asnjë nga ata që kanë qënë brenda në seli kriminelë apo jo, dhe asnjë prej tyre nuk u është ushtruar dhunë.

Dhe nëse ata presin pasi ne kemi marrë një proces politik të mirëfilltë pasi kemi filluar me foltoret, kemi organizuar kuvendin e 11 dhjetorit dhe referendumin e 18 dhjetorit dhe ky ishte një proces politik dhe nëse do donim ta pushtonim selinë e PD-së, sillnim njerëzit që në fillim për ta pushtuar. Pala tjetër ka refuzuar procesin demokratik, ka refuzuar vendimet e anëtarësisë dhe vullnetin e demokratëve dhe si të tillë janë mbyllur në atë seli, e kanë blinduar dhe kanë futur kriminelë në atë seli, një akt i pashembullt i ndodhur në historinë e Shqipërisë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco