Ylli: Basha krijoi partinë e 20%-shit! Në zgjedhjet e 2014 hoqi demokratët me kontribut ndër vite

Ylli: Basha krijoi partinë e 20%-shit! Në zgjedhjet e 2014 hoqi demokratët me kontribut ndër vite

18:55, 12/01/2022

E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ish-zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes Lorisa Ylli ka folur për situatën ku gjendet PD-ja sot.

Ylli ka theksuar se që në vitin 2014, Basha ka treguar se nuk e do ringritjen e PD-së pasi zgjodhi anëtarë të Këshilit Kombëtar të PD-së njerëz që punonin në zyrat e tij personale dhe jo ata demorkatë që kanë dhënë kontributin e tyre prej vitesh.

Ylli: Unë e pashë që të zgjedhjet e para të Këshillit Kombëtar pasi Lulzim Basha u bë kryetar i PD-së, ka pasur kontestimet e mia që atëherë për mënyrën se si u bë procesi. Në vitin 2014 në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku shumica prej nesh që kishin prej vitesh që kontribuonin në parti për një karrierë politke dhe pashë që u përjashtuam që të gjithë ne që kontribuam dhe madje me një urrejtje na u hoq edhe e drejta për të pasur emrin në votim. Në atë moment unë parashikova që kjo nuk do ishte më PD-ja por do ishte ‘partia e 20%-shit’ dhe bëra një shkrim ku thashë që kjo nuk është ringritja e PD-së, por kjo është 20%-shi i PD-së. Lulzim Basha zgjodhi në KK njerëz që kishin punuar në zyrat personale të tij dhe jo njerëz që kishin dhënë kontributin e tyre në PD prej vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco