Rrëfehet Genc Pollo: Pse isha me Berishën në 1997

Rrëfehet Genc Pollo: Pse isha me Berishën në 1997

21:08, 06/12/2021

Ish-ministri i PD-së Genc Pollo, në intervistë në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për atë që ka ndodhur në Partinë Demokratike dhe raportet e tij me Berishën.

Pollo theksoi se në vitin 1997 ishte me Sali Berishën, sepse ishte kundër çdo mësymje me dhunë nga bandat e armatosura, që synonte PS në atë kohë.

Çim Peka: Me Shijakun e djathtë për të qenë të saktë. Megjithatë kthehemi pak kohë mbrapa. Më 1997, në ditët më të këqija të Sali Berishës, 13 ministra i kanë ikur për një ditë dhe Genc Pollo qëndroi me Berishën. Ditën që janë mbajtur zgjedhjet, deklarata e përfaqësuesve të BE më duket në Rogner ka qenë “këto janë zgjedhje të pranueshme për momentin nga 18 deri në 24 muaj”.

Ditët që kam qenë më kritikë me ju kanë qenë ditët që krijuat partinë tuaj. Në atë kohë kishte dy vjet që ndërkombëtarët kishin thënë se duhej të shkohej në zgjedhje normale se 1997 nuk kishte zgjedhje normale dhe e dyta arsye ishte se vetëm katër ditë pas zgjedhjeve për kryetar mes jush dhe Berishës, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar keni falënderuar garën dhe jeni tërhequr nga gara një natë para. Në njëfarë mënyre largimi juaj ndoshta dobësoi PD-në dhe mundësia që të kishte zgjedhje për dy vjet bëhej i pamundur. Pse iku Pollo nga Berisha në 1999 dhe jo më 1997, sepse Berisha i 1997 për shqiptarët ishte më problematik sesa ai i 1999 për shqiptarët së paku.

Genc Pollo: Nuk jam dakord me këtë vlerësim. Më 1997, unë kam qëndruar me Berishën, me PD-në, me Republikën e Shqipërisë dhe shtetin shqiptar, sepse përmbysja me dhunë ishte kundër ideve të mia. Berishën mund ta kritikojmë sa të duam, por rrëzimi me armë me kushte të jashtëzakonshme për njerëzit, që janë vrarë dhe pësuan nga të gjitha mënyrat dhe për shtetin që u dëmtua seriozisht, ishte diçka që një njeri me ndërgjegje qytetare nuk e pranon. Rreshtimi im ishte me Berishën, se nuk ishte zgjidhje që të ikte Sali Berisha e të vinte Zani Çaushi. Socialistët ishin pak si mbraparojë pas bandave që u ngritën në atë kohë.

Është logjikë e thjeshtë shtetërore dhe politike, pa aspektin personale. Edhe sot nuk e pranoj, pavarësisht kritikave të Ramës, nuk jam për mësyjme të asaj natyre. Nuk është problem tek Berisha apo Rama, por është e papranueshme për Shqipërinë. Dy vjet më vonë, zgjedhjet mund të kenë qenë deri diku të pranueshme me tensione që ndodhën rreth e rrotull. Ishin rrethanat ndoshta të atilla. Ndryshe nga se është thënë në atë kohë, që na qenkërka mungesa e demokracisë në PD që më bëri mua të formoj parti tjetër, është e gabuar. Partitë politike në Shqipëri nuk shquhen për ndonjë demokraci të madhe, si PD, si PS. Ajo që e pata të vështirë ta pranoj ishte mungesa e një qasje institucionale, braktisje pa kuptim të Kuvendit, kthim nën presion, braktisje, teprim me mitingjet në sheshe, këtu nuk gjetëm dot gjuhën e përbashkët, mënyra e sjelljes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco