Sondazhet/ Koka: Shifrat janë kokëforta, ka fituar ‘përballja’ e Berishës me demokratët

Sondazhet/ Koka: Shifrat janë kokëforta, ka fituar ‘përballja’ e Berishës me demokratët

18:27, 24/11/2021

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin Task Force nga moderatorja Sonila Meço, foli për sondazhet e NOTO-s, që nxjerrin Sali Berishën triumfues qartë ndaj Lulzim Bashës.

Koka theksoi se shifrat që tregohen në sondazhe janë kokëforta, duke shtuar se ka fituar “përballja” që bën live Berisha me demokratët, në çdo cep të vendit, me anë të Foltores.

“Këtu kemi një njeri përballë një tjetri e shifrat janë kokëforta. Në sondazhin e NOTO-s janë pyetur edhe anëtarë të PS dhe të LSI. Ishte ironike që më shumë socialistë donin që në krye të PD të ishte Basha sesa Berisha. Kjo mund të tregojë se socialistët kanë frikë nga Berisha.

Berisha fiton në sondazh, edhe pse ka pasur raste që mund të ndikonin, si për shembull deklaratat antiBerisha të ambasadores amerikane Yuri Kim. Edhe analistët pro qeverisë kanë dashur të ushtrojnë presion te demokratët, duke thënë se Basha është rruga e duhur. Por, ka fituar ‘përballja’ e Berishës me demokratët”, deklaroi Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco