Plagosja në Vlorë, kush është 37-vjeçari që u qëllua me sende të forta, i përfshirë në...

Plagosja në Vlorë, kush është 37-vjeçari që u qëllua me sende të forta, i përfshirë në...

11:41, 24/11/2021

Eshte mësuar se identiteti i personit të plagosur të martën në darkë në Orikum është 37-vjecari Ermal Sherifi.

Mësohet se Sherifi është një prej figurave të njohura për Policinë e Vlorës.

Panorama mëson se afro një vit më parë, Sherifi është akuzuar si autori i plagosjes së Dean Kapajt, ngjarje e ndodhur në një lokal në Radhimë të Vlorës.

Sherifi prej disa ditësh qëndroi dhe në arrati derisa policia i vendosi prangat.

Gjykata e Vlorës i vendosi atehere masen arrest në shtepi.

Sakaq, pista kryesore e hetimit për plagosjen e mbrëmshme është pikërisht kjo ngjarje, por hetuesit nuk kanë përjashtuar as konflikte të tjera gjatë kësaj kohe që mund të ketë pasur 37-vjeçari.

“Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër“, njoftoi mbrëmë policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco